Edhe pse një sërë aktivitetesh do të hapen më 1 qershor, transporti publik do të qëndrojë ende i mbyllur.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve që do të bëhet publik së shpejti.

Gjatë një komunikimi me publikun, ajo informoi gjithashtu se deri më datë 23 qershor do të mbeten të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.

Duke u shprehur se situata e epidemisë ende nuk ka përfunduar, Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve për të mos thyer rregullat për grumbullimet publike. Ajo ka apeluar që me hapjen e madhe nga 1 qershori, qytetarët dhe bizneset të rrisin më tepër vigjilencën duke zbatuar distancimin fizik, masat e higjenës personale dhe udhëzimet e protokolleve në aktivitetin e përditshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *