Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti argumenton se vendimi i qeverisë për reciprocitetin me Serbinë sa i takon targave të përkohëshme të automjeteve, ka në thelb zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Kurti shton se masa nuk është provokim dhe as nuk cënon të drejtat e qytetarëve serbë.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Sikurse, dje, sot por edhe nesër qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga unë si kryeministër i saj. Pra, këto janë tabelat tona që janë të përkohshme për ata që vijnë me tabela të tjera ndërkaq ka dhjetë vjet që qytetarët tanë paguajnë për këto tabela që janë poshtë. Ne nuk i duam as këto as ato, mirëpo derisa të jetë njëra do të jetë edhe tjetra.”

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka caktuar për të martën mbledhjen urgjente të Këshillit kombëtar të Sigurisë. Ndërkaq, Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviç shprehet se Albin Kurti po injoron marrëveshjet e arritura në Bruksel.

 

PETAR PETKOVIQ

DREJTOR I ZYRES PER KOSOVEN DHE METOHINE

“Ose marrëveshja e Brukselit do të zbatohet dhe do të jetë në fuqi ose nuk do të ketë marrëveshje të Brukselit. Kjo lloj sjelljeje, ku Prishtina vendos se çfarë dëshiron të aplikojë dhe çfarë nuk, është e papranueshme.”

 

Ndërkohë nuk ka vonuar reagimi i Brukselit zyrtar. Zëdhënësi për politikën e jashtme, Peter Stano ka bërë thirrje që të shmangen tensionet.

 

PETER STANO

ZEDHENES I BE

 

 “Liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë. Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.”

 

Ndërkohë, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajccak gjendet në Beograd për një vizitë dyditore. Në takimin me presidentin Vucic pritet të adresohet edhe kjo ccështje.v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *