E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ndalimi i deputetit nga policia serbe, reagon qeveria kosovare

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas ndalimit të deputetit Slobodan Petroviç nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Merdare.

 

Në një dekalratë për mediat, qeveria e Kosovës teksa e ka cilësuar si të patolerueshëm rastin i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërpresë sa më shpejt këto praktika në kufi.

 

Reklamë

Qeveria kosovare ka deklaruar se situata të tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranuar sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar pa asnjë arsye nga policia serbe, deputeti i Republikës së Kosovës, z. Slobodan Petroviç, dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim. Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyerjeve nga autoritetet serbe. Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpriten sa më shpejtë dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla. Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situata të tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mire”

Vazhdo të lexosh

Reklamë