Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj West Bromwich në shtëpi. Një rezultat zhgënjyes për të kuqtë, që edhe pse dominuan të gjithë takimin nuk arritën të dalin me 3 pikë të plota. Sa i i përket sfidës, skuadra e Klopp kaloi shpejt në avantazh, ku janë dashur vetëm 12 minuta lojë që Sadio Mane të zhbllokonte rezultatin.

 

Edhe pse vendasit kishin raste të tjera shënimi pjesa e parë u mbyll në shifrat minimale 1-0. Gjithashtu statistikat flisnin për skuadrën e Klopp edhe në fraksionin e dytë të lojës por miqtë befasuan në minutën e 82’ me ane Ajay i cili mposhti Allison pas nje goditje me koke. Ne anen tjeter, Firminho provoi ne fund per te kthyer avantazhin, por pa sukses. Pas këtij rezultati Liverpool ruan serish vendin e pare me 32 pike, 3 me shume se Evertoni i vendit te dyte.

 

Nderkohe Tottenham i Mourinhos regjistron ndeshjen e 4-t radhazi që nuk merr një rezultat pozitiv pasi u ndalen në barazim 1-1 Me Wolves, në transfertë. Spursat e nisëm vrullshëm takimin ku që në minutën e parë, Ndombele realizoi një gol mjaft të bukur pas një të djathte potente nga jashtë zone. Por vendasit nuk pajtoheshin me këtë rezultat dhe pas disa rasteve, arritën të khtenin barazpeshën në minutën e 86 me anë Saiss pas një goditje këndi.

 

Me këtë barazim Tottenham renditet në vend të pestë me 26 pikë, po aq sa Manchester City, i cili ka një ndeshje më pak.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *