E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Ndahet nga jeta tenori i njohur shqiptar Gaqo Çako

Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare artisti i popullit Gaqo Çako. Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. 

 

 

Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. 

Reklamë

 

Por Gaqo Cako nuk qëndroi vetëm ne opera, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios dhe Televizionit Shqiptar dhe ka interpretuar disa nga këngët më të mira të muzikës shqiptare.

 

Gjithashtu ai është babai i këngatarit të mirënjohur, Pirro Çako.

Vazhdo të lexosh

Reklamë