Ndahet nga jeta stilisti i njohur i Givenchy

Hubert de Givenchy, ikona e markës francez, vdiq të shtunën, më 10 mars në moshën 91 vjeçare. Partneri i tij i vjetër, Philipe Venet, konfirmoi lajmin në një deklaratë për AFP të dielën.

Projektuesi francez themeloi shtëpinë e modës, Givenchy, në vitin 1952. Me një dëshirë për copa klasike dhe elegante, Givenchy ishte i famshëm për veshjen e ikonave të stilit si Audrey Hepburn dhe Jackie Kennedy. Ai gjithashtu është kredituar me shpikjen e veshjes me këmishë. Marrëdhënia e tij me Hepburn prej 40 vitesh ka qënë e rëndësishme për aktoren e cila është një nga gratë më të mira të Holliëoodtit të të gjitha kohërave.
Givenchy krijoi fustanin e bardhë me lule të cilin Hepburn e veshi në ceremoninë e saj të parë të çmimeve Oscar dhe veshjen që ajo mbante në filim “Breakfast at Tiffany’s” .





