E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndahet nga jeta në krye të detyrës regjisori Roland Roshi

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme regjisori Roland Roshi.

 

Regjisori është ndarë nga jeta pasditen e kësaj të mërkure, në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në Radio Televizionin Shqiptar.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, regjisori nuk ka arritur të mbijetojë.

 

Roshi ka dhënë për shumë vite kontribut në RTSH si folës e regjisor. Pavarësisht reagimit dhe dërgimit të shpejtë në spital ai nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen.

 

Regjisori Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve të Bukura. Ka filluar punë për herë të parë në qytetin e Fierit, në teatrin Bylis të qytetit të Fierit ku është shquar për rolin e tij si “Avni Rustemi”, tek Drama “Dy krisma në Paris”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë