E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ish deputeti dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Kavajë, Ismet Ferizaj.

 

Ferizaj ka humbur jetën pas një sëmundje të rend, ndërsa lajmin për ndarjen e tij e ka konfirmuar vëllai i të ndjerit.

 

Reklamë

Ismet Ferizaj ka qenë deputet në vitet 1992-1997. Para pak muajsh ai u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës. Ish deputeti i ndjerë ka qenë një emër i njohur dhe i vlerësuar.

 

Ai ishte ishDrejtor i shkollës “3 Dëshmorët”, si dhe themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”. Varrimi për të ndjerin zhvillohet sot në orën 18:00 në lagjen numër 2 të Kavajës

Vazhdo të lexosh

Reklamë