Prof.Dr. Mehmet Çeliku, një nga emrat më të shquar të gjuhësisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeç.

Profesor Çeliku konsiderohet një nga akademiket më të mirë në historinë e gjuhësisë shqiptare, autor dhe titullar i shumë teksteve shkollore, sidomos për studentet në Universitet.

Mbi 200 tekste gjuhësore mbajnë firmën e tij si titullar ose bashkëpunëtor pa lënë mënjanë një mori me kumtesa  dhe konferenca shkencoee brenda dhe jashtë vendit.

Ai ka qënë pedagog për dekada më radhë dhe rektor në Universitetin e Elbasanit nga 1992 deri në 1996.

Në karrierën e tij profesionale, Mehmet Çeliku njeh disa stade nga bashkëpunëtor shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, në dialektolog, bashkëhartues i Gramatikës së Akademisë për vëllimin 2.

Gjithashtu Çeliku ka qënë edhe deputet i Parlamentit të Shqiperisë për një mandate nën siglen e Partisë Republikanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *