E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

NBA dhuron spektakël në Tring/ La Lakers fiton ndaj Golden State

Spektakli i NBA vijon siparin e ndeshjeve duke dhuruar emocione dhe grintë deri në sekondën e fundit.

Ndeshja më me interes ishte padyshim ajo mes Los Angeles Lakers që mposhtën me shifrat 117-91 Golden State. Një triumf me rëndësi ky për kampionët në fuqi të cilët ngjiten në vendin e dytë në Konferencën  e perëndimit.

 

Sa i përket historisë së lojës, Lakers ishin dukshëm më mirë në parket ndërsa diferencën e beri si gjithmonë Le Bron me 19 pikë të shënuar. Megjithatë Lakersat po tregojnë që përveç titullarëve në parket edhe lojtarët e stolit po kalojnë një superformë, pasi ishin protagonist të 55 pikëve.

Reklamë

 

Ndërkohë Los Angelos  Klipërs janë ndalur në një disfatë mes vuajtjesh nga Bucks me rezultatin final 105-100. Protagonisti kryesor i takimit ishte i zakonshmi Giannis që u bë autor i plot 36 pikëve. Një triumf që afron Bucks me Philadelphia e Brooklyn në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.

 

Edhe Boston Celtiks siguroi një fitore në sekondat e fundit të sfidës përballë Washington Wizards  . 111-110 ishte rezultati final në parket në një sfidë që nisi mes emocionesh dhe përfundoi si e tillë. Basketbollisti Xhejson Tatum po tregon çdo ndeshje formën e tij të mirë teksa dhe këtë herë realizoi plot 31 pikë për Celtics duke dhënë kontributin e tij në skuadër. Takimet u transmetuan ekskluzivisht në platformën TRING.

Vazhdo të lexosh

Reklamë