E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Natyra përfiton nga pandemia/ Kandilët e detit pushtojnë plazhet e shkretuara

Pandemia e koronavirusit po dëmton mijëra njerëz, por jo natyrën. Natyra ka përfituar nga kjo situatë për të rikuperuar hapësirat që qenia njerëzore kishte hequr prej saj.

 

Reklamë

Plazhet e Palaëan në Filipine, një nga destinacionet më të njohura turistike, tani janë pa vizitorë për shkak të koronavirusit. Kjo ka bërë që në këtë plazh të shkretuar tani të “lulëzojnë” kandilët e detit përgjatë bregdetit.

 

Reklamë

Këto ditë, mijëra kandil deti që i përkasin specieve “Pelagia Noctiluca”,ose kandilë deti të ndritshëm, janë parë në oqean pasi aktiviteti njerëzor është reduktuar ndjeshëm. Këto krijesa po shfaqen në sipërfaqe sepse nuk ndjehen më të kërcënuara nga prania e turistëve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë