Bota
NATO: Stoltenberg në vizitën e parë në SHBA nën administratën Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg filloi sot një vizitë triditore në SHBA, e para nën administratën e presidentit, Donald Trump i cili është treguar mjaft kritik ndaj Aleancës së Atlantikut.
“Stoltenberg do të takohet nesër me sekretarin amerikan të Mbrojtes, James Mattis”, saktësoi NATO në një deklaratë.
”Të mërkurën do të jetë i pranishëm në një takim të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të koalicionit ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik”, saktësoi ajo.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




