E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

NATO shton mijëra trupa në kufirin lindor: Jemi në gatishmëri

27.01.2022, Bayern, Hohenfels: US-Soldaten stehen während der internationalen Militärübung «Allied Spirit 2022» auf dem Gelände des Truppenübungsplatz Hohenfels zwischen Hubschraubern. Mit Helikoptern, Panzern und Infanterie trainieren Militärkräfte aus mehr als zehn Ländern derzeit auf einem Übungsgelände für den Ernstfall. Foto: Armin Weigel/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-së janë mbledhur në një takim urgjent në Bruksel për të diskutuar  përshkallizimin e luftimeve në Ukrainë.

 

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se sulmet ruse në ukrainë kanë ndikuar në mënyrë direkte në sigurinë e evropës.

 

Reklamë

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I NATO-s

JENS STOLTENBERG

 

“Kjo është shkatërruese për popullin ukrainas ndërsa ka ndikuar gjithashtu edhe tek ne. Do të ketë pasoja afatgjata për sigurinë tonë, për të gjithë aleatët e NATO-s. Ne duhet të  përforcojmë mbrojtjen kolektive.Qindra mijëra trupa janë aktualisht në gatishmëri të shtuar. Masat e reja mund të përfshijnë më shumë forca në pjesën lindore të aleancës, në gatishmëri më të lartë dhe me më shumë pajisje të parapozicionuara.”

 

Shefi i aleancës u shpreh se blloku i sigurisë mbetet i bashkuar në mbështetjen për Ukrainën.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I NATO-s

 

“Që nga fillimi i pushtimit rus, aleatët kanë rritur ndjeshëm mbështetjen për popullin trim ukrainas, qeverinë dhe forcat e armatosura me pajisje ushtarake, ndihmë humanitare dhe financiare dhe strehim për miliona refugjatë. Bota po e dënon këtë luftë të pakuptimtë.”

 

Përpara takimit, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin siguroi  që mbështetja e Uashingtonit ndaj aleancës mbetet e palekundur.

“Ne kemi qenë të qartë gjatë gjithë kësaj periudhe, se angazhimi ynë ndaj NATO-s, është i hekurt dhe ne do t’i përmbahemi këtij zotimi.”- u shpreh zyrtari amerikan .

Vazhdo të lexosh

Reklamë