Subscribe

Pas kësaj deklarate dhe pas debateve te ditëve te fundit lidhur me Artur Mecollarin, Vizion Plus ju drejtua me një kërkesë informacioni NATO, nëse ajo ka lëshuar një certifikate për Meçollarin.

 

Ne përgjigjen e mbërritur nga Zyra e Shtypit e Aleancës se Atlantikut te Veriut nënvizohet:

 

“Është e drejta ekskluzive e autoriteteve kombëtare që të sigurojnë pastërtinë  e figurës për qytetarët e tyre, duke përfshirë edhe ata që punojnë për organizatat ndërkombëtare. Gjithashtu, është e drejta ekskluzive e autoriteteve kombëtare për të lëshuar certifikata personale të pastërtisë së figurës”.

 

Pas akuzave ndaj ushtarakut të lartë Artur Mecollari, pjesë e ekipit negociator me Greqinë, edhe Ministria e Mbrojtjes reagoi duke bërë të ditur se ai dispononte një certifikatë sigurie nga NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *