Subscribe

Qeveria shqiptare është ende në diskutime me NATO-n për mundësinë e vendosjes së një baze ushtarake të saj në portin e ri tregtar që do të ndërtohet në Porto Romano. Interesimit të Vizion Plus, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi iu përgjigj se ekziston mundësia e financimit nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

 

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

 

 

Ne jemi duke u konsultuar me NATO-n, paralel me konsultimin për dizajnin sipas standartit, dhe këtë gjë ma premtoi dhe ma garantoi komandant suprem i NATO-s, pra që do të atashojë burime njerëzore pranë përfaqësisë tonë aty. Krahas konsultave ne po punojmë edhe në pista të tjera për financimin. Ka disa opsione për financimin, natyrisht ka një burokrtaci që nuk shmanget dot, por ka hyrë tani në pikat e diskutimit dhe trajtimit nga strkturat e NATO-s edhe kjo mundësi financimi.

 

 

Për emergjencat civile, Niko Peleshi tha se do të merret një kredi prej 30 milionë eurosh. Me këto para u shpreh Ministri i Mbrojtjes do të blihen edhe dy mjete ajrore por pa sqaruar vlerën dhe modelin e tyre . Aktualisht në shërbim të emergjencave, nga 7 helikopterë vetëm dy prej tyre janë në funksion.

 

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

 

 

Ka mjete ajrore, aeroplan “Canadair” të cilët janë edhe shumë të fuqishëm dhe shumë të shtrenjëtë nga ana tjetër dhe që nuk do të jetë pjesë e kësaj kredie. Një “Canadair” i fundit kushton 50 milionë euro, por ama ka mjete të tjera të cilat janë shumë herë më të lira. Nuk mund të them shifra por brenda kësaj kredie ne mund të akomodojmë blerjen e këtyre dy mjeteve.

 

 

Po aq qeveria vendosi që librat për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën do të jenë falas. Të tjerët deri në klasën e nëntë do të vazhdojnë të jenë të detyruar t’i kthejnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *