Subscribe

Rrugëtimi i spektaklit “Këngë moj” vijon në ekranin e Vizion Plus. E enjtja ngjiti në skenë artistin Ylli Baka, në një mbrëmje dedikuar muzikës dhe karrierës së tij artistike.

 

YLLI BAKA

KENGETAR

“Këngë moj sot buçet, është një mision sepse kur në pandemi e gjithë bota ishte mbyllur ne këndonim për të gjithë njerëzit dhe është një trashëgimi e muzikës e përcjellë ndër breza. Për mua është kënaqësi të jem këtu përsëri. Dhe do ta tundim ashtu siç e kemi tundur gjithmonë.”

 

Kjo mbrëmje plot surpriza solli dhe të ftuar të tjerë, miq e kolegë të Ylli Bakës që ndanë së bashku skenën e “Këngë Moj”.

 

GRUPI I HIMARES

“është kënaqësi për ne. Është një privilegj që jemi të ftuar nga këngëtari i madh ylli baka, i cili është një përçues i traditës dhe kulturës jo vetëm të Labërisë. Me Ylli Bakën kemi patur bashkëpunime të hershme të cilat kanë mbetur.”

 

PARODISTËT E VLORES

“Nëpërmjet një ftese nga miku jonë Ylli Baka ne jemi këtu sot. E vlerësojmë, sepse në sonte nuk vijmë vetëm për humor po vijmë për të kënduar.”

 

Një tjetër e ftuar e Ylli Bakës ishte edhe këngëtarja Eli Fara.

 

ELI FARA

KENGETARE

“Është shumë bukur të jesh në spektaklin “Këngë moj” dhe ky emision këtë herë vjen me një format akoma më të veçantë.”

 

Edhe nata e dytë dhuroi një atmosferë magjike, ku publiku i pranishëm në sallë por jo vetëm, kënduan e kërcyen njëzëri me artistët.

 

Për të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin spektaklin “Këngë moj” dhe natën e Ylli Bakës do të kenë mundësi ta shohin te premten ne oren 23:00 dhe të shtunën ne oren 17:00.

 

Ndërsa për të zbuluar surpriza dhe të tjerë të ftuar speciale, që do ti’ bashkohen skenës së muzikës, “Këngë Moj” ju lë takim çdo të enjte në orën 21:00 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *