Subscribe

Kujtimet e ikonës së muzikës lirike qytetare, Jorgjie Truja, çelën mbrëmjen e parë të festivalit “MIK” në Korçë.

 

Sopranoja Inva Mula rrëfeu momentet kyçe të jetës së saj, në një homazh që përqafoi publikun përmes historisë, muzikës dhe këngës.

 

INVA MULA

SOPRANO

“”MIK” sjell një buqetë të mrekullueshme të kulturave, zhanreve dhe gjuhëve të ndryshme por që i bashkon muzika ndërkombëtarëe që vjen në Korçë, jam shumë e lumtur që hapet sot në këtë teatër të mrekullueshëm që ka histori dhe me një nga figurat më të mëdha të artit shqiptar por lindur në Korçë.”

 

Sopranoja Ramona Tullumani, gjithashtu i’u bashkua skenës dhe përcolli këngë lirike qytetare, shumë të njohura dhe të dashura për publikun.

 

RAMONA TULLUMANI

SOPRANO

“Hera e parë që bëhet një koncert i gërshetuar me histori, sepse ne harrojmë shumë shpejt por rrënjët duhet ti bëjmë gjithmonë të ditura. Publiku korÇar ka nivel dhe duhet të mendohesh mirë kur del përpara tij dhe mendoj se u treguam dinjtozë.”

 

Festivali më tej u zhvendos në sheshin e pazarit të vjetër, ku këngëtarja greke Kalliopi Vetta dhe kompozitori Janis Ioannou, të shoqëruar nga orkestra e Athinës, veç të tjerash dhuruan edhe një buqetë unike serenatash, në gjuhën e fqinjëve.

 

Edicioni i gjashtë i “MIK” festival vijon edhe këtë të shtunë  e të dielë me të tjera koncerte që do të përcjellin muzikë italiane, spanjolle e rumune, nga artistë të njohur të skenës ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *