Emocione te sinqerta, nostalgji, sfide, rrëfime ishte gjithçka qe solli spektakli i muzikës se vërtetë shqiptare, “Këndo Këngën Time” ne ekranin e Vizion Plus.
Tete këngëtare sollën 8 hitet e dives se muzikës Aurela Gaçe ne versione origjinale duke na kujtuar dhe një here këngët e pazëvendësueshme qe kane emocionuar breza.
Aurela Gaçe, rrëfeu me çiltërsi edhe fazat me delikate ne jetën e saj prej artisteje. Artistja kujtoi edhe nje here ngjitjen e saj te pare ne skene.
Ne mbrëmjen e pare te spektaklit “Këndo Këngën Time” nuk mungoi as humori.
Performancat e mbrëmjes emocionuan me se shumti Aurelen, duke bere qe ajo te këndonte bashke me këngëtaret.
Me një rekord shikueshmërie, Këndo Këngën Time, do te mbërtheje serish shikuesit te enjten e ardhshme me një tjetër artist big duke ju emocionuar dhe mbajtur larg politikes me tingujt e muzikës se munguar.