Subscribe

Muzika për fëmijë është në qendër të spektaklit “Këngë Moj” mbrëmjen e kësaj të marte në Vizion Plus. Këngët më të dashura, që kanë shoqëruar ndër vite fëmijët e jo vetëm, do të vijnë sot nën interpretimin e emrave më në zë të skenës shqiptare.

 

IRMA LIBOHOVA

KENGETARE

“Të ndierit fëmijë të shoqëron gjatë gjithë jetës edhe kur je fëmijë edhe kur s’je. Sepse te gjithë kemi pak fëmijë brenda. Sigurisht është një natë e veçantë, pasi unë kam kënduar që fëmijë dhe shpesh me shaka audienca ime është nga 2-102 vjeç.”

 

 

OLTA BOKA

KENGETARE

“Po vi në këtë edicion me shumë qejf, sepse jo se me kishin munguar ftesat por sepse po vij në një natë speciale siç është nata e këngëve për fëmijë, ndaj jam shumë e lumtur.”

 

Kjo mbrëmje do të kthejë pas në kohë dhe në kujtime shumë prej artistëve pjesëmarrës.

 

ERVIN BUSHATI

KENGETAR

“kjo natë më ktheu pas shumë kujtime dhe emocione, sepse më ktheu past në festivalet për fëmijë që bënim ne në Shkodër. Këtë mbrëmje do të këndojë dy këngë, këngën e nënës dhe këngën për atdheun.” 

 

XHENIS MAZREKU

KENGETARE

“Sigurisht që sot nuk mund të rri pa kënduar këngën time identifikuese, “Në Tropik”. E cila vjen e shkruar nga xhaxhi Adi. I them xhaxhi se ai mbetet gjithmonë figura e xhaxhit, por e kam fjalën për Adi Hilën.”

 

Për rreth dy orë fëmijët, por dhe të rriturit do të kenë mundësinë të ndjekin spektaklin “Këngë Moj” në orën 21:00  në ekranin e Vizion Plus.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *