Largimi i Nasip Naços nga Lëvizja Socialiste për Integrim drej Partisë Socialiste ka shkaktuar reagime.

 

Në një postim në “Facebook”, drejtuesi i LSI-së në qarkun e Beratit, Ardit Çela i është kundërpërgjigjur ministrit Blendi Klosit, i cili, teksa qëndronte ne krah të Naços, u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit, mazhoranca synon pesë mandate në qarkun e Beratit.

 

“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij”, shkruan Çela.

 

Arsyen e largimit nga LSI-ja drejt PS-së, ish-deputet i Beratit, Nasip Naço e argumentoi si një domosdoshmëri për t’i dhënë fund eksperimenteve me koalicionet e partive për të shkuar drejt krijimit të një të majte progresive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *