Naser Aliji, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka zbuluar arsyen pse zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi, edhe pse kishte mundësi të luante për Zvicrën, përderisa ka qenë pjesë e seleksioneve zvicerane të moshave.

 

Anësori i skuadrës gjermane të Bundesligës 2, i ftuar në studion e televizionit zviceran, SËR, ka rrëfyer se ishte një dëshirë e tij për të qenë pjesë e kuqezinjve, duke pasur parasysh se ai është atdheu i prindërve. “Një rol të rëndësishëm luajti edhe trajneri De Biazi, i cili më bindi, duke më dhënë sigurinë se me Shqipërinë do të arrinim diçka të madhe. Kualifikimi në Europian na bëri vërtet të ndihemi krenar, duke parë lumturinë në sytë e tifozëve tanë. Në jeë ka disa gjëra që nuk harrohen kurrë, pikërisht Evropiani ishte njëra prej tyre”, është shprehur Aliji.

 

Gjithashtu, mbrojtësi anësor i lindur në Kumanovë, foli mbi dashurinë e tij për futbollin. Por edhe për atë që ka arritur të fitojë, sa i takon karaktaristikave për të cilat dallohen njerëzit në dy vendeve si Zvicra e Shqipëria. “Mund të them se gjatë stërvitje impenjohem së tepërmi. Besoj se korrektësia në këtë aspekt është një karakteristikë zvicerane që gjendet tek unë.

 

Ndërsa pasioni me të cilin luaj dhe karakteri është tipari shqiptar që zotëroj. Po të ishte në dorën time, unë nuk do të lodhesha së luajturi 24 orë futboll në ditë. Vetëm se kam frikë se nuk do të më mbanin këmbët”, ka përfunduar 24 vjeçari, i transferuar verën e kaluar nga Bazeli te Kazeislauterni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *