Sonda Insight e NASA-s së fundmi ka arritur që të regjistrojë një zhurmë në Mars, që sipas informacioneve të para dyshohet se mund të jetë e tërmetit të parë të zbuluar ndonjëherë në këtë planet.

 

InSight monitoroi tërmetin duke regjistruar sinjalin që ndodhi më 6 prill, mirëpo shkencëtarët njoftuan për ngjarjen më 23 prill. Sipas shkencëtareve zhurma mund të ketë ardhur nga thellësia e planetit të kuq.

 

Philippe Lognonne, një shkencëtar francez që është në krye të eksperimentit, tha se ishte emocionuese që më në fund të ketë dëshmi se Marsi posedon aktivitet sizmik.

 

Marsi nuk është pothuajse aq geologjikisht aktiv sa Toka dhe nuk ka pllaka tektonike. Shkencëtarët po analizojnë ende të dhënat, si dhe tre sinjale të tjera nga brendia e Marsit.

 

Ndërkohë që matësi i termeteve u vendos në Mars në dhjetor, disa javë pasi sonda ateroi në sipërfaqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *