E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

NASA publikon pamje të tjera të uljes së sondës në planetin Mars

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, publikoi pamje të reja nga zbarkimi i sondës Perseverance, raporton Vizion Plus.

 

Reklamë

Kamerat ishin të pozicionuara për të kapur momentet kryesore të pajisjeve, nga lëshimi i parashutës supersonike përmes goditjes me ajër të xhamit mbrojtës, e deri ne momementin kur rrotat prekin planetin e kuq.

 

Nasa kishte shpresuar gjithashtu që të regjistronte tingullin e zbritjes me një mikrofon, por fatkeqësisht kjo nuk pati sukses.

 

Sidoqoftë, ekipi ka arritur të marrë një mikrofon që operon në tokë, duke krijuar mundësine e dëgjimit gjatë eksplorimit në javët e ardhshme.

 

Edhe gjatë operacioneve të viteve të kaluara janë regjistruar video në Mars, por  cilësia ishte shumë e dobët.

 

Disa ditë më parë, eksploruesi robotik i “NASA-s”  zbarkoi me sukses në një krater të planetit Marsë, të emëruar sipas qytetit të Bosnjës, Jezero.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë