E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nard Ndoka: Teknologjia në zgjedhje është domosdoshmëri

Kreu i PDK, Nard Ndoka deklaroi se teknologjia është diçka e domodoshme për të kryer një proces të drejtë zgjedhor. Gjatë një interviste për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Ndoka tha se këtë e pati premtuar edhe kryeministri Edi Rama kur ishte në opozitë.

“Teknologjia në zgjedhje është një domosdoshmëri, jo thjesht një kusht. Është në interesin e klasës politike shqiptare. Është e pafalshme që sot pas disa viteve, madje ka qenë edhe një premtim i zotit Rama pa ardhur në pushtet që do të bëjmë të mundur që të kemi një sistem zgjedhor me elektronikën kryefjalë të këtij procesi.”

Reklamë

Sa i takon idesë për krijimin e koalicioneve brenda koalicionit opozitar, Ndoka tha se kjo do të ishte e shëndetshme.   

“Kjo e përmirëson në një farë mënyre, vendoset një fare standardi për përfaqësimin real të votës së qytetarëve dhe brenda koalicioneve. Është një formulë shumë interesante. Vendos edhe një lloj demokracie edhe brenda koalicioneve, një mundësi për qytetarët që të kenë garanci që vota e tyre është e vlefshme.”

Nard Ndoka, aleati i PD, deklaroi se reforma zgjedhore mund të mbyllet brenda afatit, nëse ka vullnet.

“Nëse ka vullnet politik, reforma zgjedhore mund të mbyllet. Të gjitha çështjet janë diskutuar dhe nëse dështon është vetëm për çështje politike. Kjo mazhorancë nuk është e prirur drejt standardeve, ajo do vetëm reformë në letër.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë