E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Napoli thyen Parmën/ Hysaj titullar, Dermaku dhe Rrahmani në stol

Napoli e nisi me fitore këtë sezon të ri . Skuadra e Gatuzos fitoi në transfertë ndaj Parmës me rezultatin 0-2.

 

Pjesa e parë nuk krijoi shumë raste për të dyja skuadrat me Napolin që qarkulloi topin por pa rrezikuar portën.

 

Reklamë

Ndërsa fraksioni i dytë ishte më ndryshe. Pas një ore lojë miqtë kaluan në avantazh me anë Insinjes që goditi portën dhe la në vend portierin vendas.

 

Napolitanët nuk u mjaftuan me një gol dhe provuan sërish të rrezikonin.

 

Sulmi i u tregua efikas dhe gjeti golin me anë të  Mertens në minutën e  77-të. lojtari i kombëtares Elseid Hysaj luajti gjatë gjithë takimit ndërsa ne stol u panë Rrahmani tek Napoli dhe Dermaku tek Parma .

Vazhdo të lexosh

Reklamë