Uefa Champions League përcakton sonte në mbrëmje dy ekipet e para, të cilat do të kualifikohen për në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

 

Vëmendja e gjithve do të jetë e përqendruar në “Diego Armando Maradona”, stadium që do të presë derbin italian të kësaj faze, Napoli-Milan.

 

Gjithçka do të rinise nga suksesi 1 me 0 i një jave më parë i kuqezinjve në “San Siro”, ku golin vendimtar e shënoi Benaser.

 

Një ndeshje e madhe, adrenalina e së cilës është rritur edhe nga polemikat e orëve të fundit mbi sjelljen jo të denjë të një grupi tifozësh të Napolit, që janë përpjekur të shpërqendrojnë lojtarët e Milanit, duke hedhur tymuese dhe fishekzjarrë jashtë hotelit të kuqezinjve, deri në orët e para të mëngjesit.

 

Sa i takon aspektit teknik, Napoli vjen me dy mungesa të mëdha, Kim në qendër të mbrojtës dhe Angisa në mesfushë, mirëpo Spaleti fërkon duart të paktën për sulmin pasi kthehet Bomber Osimhen.

 

Tek Milani shqetësimi më i madh i Piolit është Olivier Zhiru, pasi sulmuesi francez është në dyshim të fortë për probleme fizike.

 

Pjesa tjetër e skuadrës duhet të jetë ajo e suksesit 1 me 0 në Milano. Kuqezinjtë kanë 16 vite pa prekur gjysmëfinalen dhe janë optimistë, nisur nga fakti se në dy takimet e fundit në kampionat dhe Champions e kanë mundur dy herë skuadrën që kryeson kampionatin Italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *