E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Napoli mban vendin e parë në Itali

Napoli duket se do të jetë rivali i vetëm serioz i Juventusit në garën për titullin kampion në Itali. Skuadra e Sarrit ruajti ritmin e një ekipi pretendent edhe në javën e 20 duke mundur në shtëpi Hellas Veronen 2 me 0. Të zotët e shtëpisë megjithëqë dominuan ndaj kundërshtarit e gjeten golin e parë vetëm në minutën e 65 me anë të një gjuajte me koke të mbrojtësit Kulibali, moment që solli protestat e Hellas Verona për dyshimet mbi një faull të mbrojtësit të Napolit. 13 minuta më vonë Callehon dyfishoi rezultatin për Napolin që mban vendin e parë me 51 pikë.

 

Lazio konfirmon momentin e shkëlqyer duke fituar me goledade 2 me 5 në transferte me Spal dhe ngjitet në kuotën e 40 pikëve duke kërcënuar edhe Interin që ka dy pikë më shumë, por kryeqytetasit kanë edhe një ndeshje të prapambetur për të rikuperuar. Skuadra bardhekalter dominoi totalisht ndaj Spalit, teksa fillimisht shënoi Luis Alberta dhe me pas heroi i miqve ishte Ciro Imobile në superforme me katër gola në këtë përballje.

 

Milani me ne fund fiton edhe ne kampionat edhe pse me rezultat minimal 1 me 0 kundër Crotones. Kuqezinjtë luajtën shumë mirë në San Siro por duke qenë se nuk arrirën ta shënonin dot golin e sigurisë, mbajtën deri në fund me akth tifozët për të marrë 3 pikë që e çojnë skuadrën e Gatuzos në 28 pikë ne vendin e 7. Në pjesën e parë Suso, Cutrone, Bonaventura, Biglia dhe Calhanoglu nuk shfrytëzuan dot rastet për shënim ndërsa në të dytën pas një shtylle të spanjollit Suso, vendasit kaluan ne avantazh me shumë fat me anë të Bonucit. Më tej gjyqtari fale sistemit Var i anuloi nje gol Kessies. Tek Crotone luajti titullar Ajeti që në përgjithësi beri një ndeshje të mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë