Napoli është skuadra e vetme në kampionatin italian që  ka bërë detyrën këto 4 ndeshje me 4 fitore dhe 12 pikë të plota . Mbrëmjen e të hënës, napolitanët mundën Udinesën me rezultatin e pastër 4-0 në një ndeshje, që u transmetua ekskluzivisht në Tring. Pjesa e parë nisi me shumë presion nga skuadra e Spaletit, që prodhoi shumë raste, ndërsa finalizimi i parë erdhi  me Osimhen në minutën e 24.

Kaq  mjaftoi që napolitanët të shpërthenin dhe të nisnin festivalin e golave. Ishte pikërisht futbollisti shqiptar Amir Rrahmani, që pas një top nga Kulibali , dërgoi atë në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, ndërsa e dyta nisi po njësoj për napolitanët që shënuan dhe dy herë të tjera. Në minutën e 52-të , ishte radha e Kulibalis që goditi një predhë dhe la në vend portierin kundërshtar.

Edhe pas këtij goli, skuadra e Spaletit mbeti në sulm derisa gjeti edhe golin e katërt në këtë sfidë me Lozanon vetëm 6 minuta nga fundi. Një fitore e bukur që vjen në momentin më të mirë për Napolin, pasi e dërgon skuadrën në vendin e parë me 12 pikë të plota, 2 më shumë se Inter dhe Milani i vendit të dytë dhe të tretë pas 4 ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *