Napoli i kundërpërgjigjet Juventus

Napoli ju kundërpërgjigj Juventusit ne javën e 23 te serisë A, duke fituar ne Benevento 2-0 e duke mbajtur kreun e klasifikimit, nje pike me shume se zonja e vjetër. Skuadra e Sarrit fale nje prezantimi force dhe inteligjence shënoi nga nje gol per çdo pjese. Fillimisht mertens me nje super gol ne minutën e 20 zhbllokoi shifrat, ndërsa Hamshik me fillimin e pjesës se dyte dyfishoi rezultatin qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit.
Atletiko e Madridit çimentoi vendin e dyte ne renditjen e përgjithshme, teksa mundi rivalin direkt Valencien ne javën e 22 te La Liga. Ne Wanda Metropolitan te ashtuquajturit Los Colchoneros fituan me rezultatin 1-0 fale nje goli te Correa ne minutën e 59. Me kete fitore skuadra e Simeones mban distancën prej 9 pikesh me kryesuesit e Barcelonës dhe po kaq nga forca e trete ne kampionat Valencia.
Fitore ne frymën e fundit per Monako kundër rivaleve direkt per vendin e trete ne klasifikim Lion. Ne javen e 24 te kampionatit francez skuadra e Principatës fitoi 3-2 ne nje ndeshje spektakolare dhe me përmbysje shifrash. U duk se do te ishte nje mbrëmje e miqve te cilet jo vetem gjeten rrjetën me Diaz ne minutën e 12, por dyfishuan shifrat me Traore ne minutën e 27. Balde Keita ngushtoi diferencën 4 minuta me vone ndërsa ne fundin e pjesës se pare do te linte skuadrën me nje lojtar me pak pas kartonin te kuq. Edhe pse ne inferioritet Numeric, vendasit gjeten barazimin ne minutën e 37 me Falkao, i cili rikuperoi gabimin per nje penallti te gabuar. Dy minuta nga fundit heroi i Monakos ishte Roni Lopes qe shenoi golin e trete ne rezultatin përfundimtar 3-2.




