E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Sport

Napoli “fundos” Berishën dhe Atalantën, Hysaj luan pak, Gjimshiti aspak

Napoli mori një fitore të vështirë por teper të rëndësishme në transferte ndaj Atalantes duke ruajtur distanën -8 pikë nga Juventusi kryesues në kampinatin italian.

 

Në takimin përmbylles të javës së 14 të Serisë A , pati shumë pak derb shqiptarësh në fushë mes Berishës e Gjimshit nga njeri krah si dhe Hysaj në krahun tjeter. I pari ka qënë titular tek bergamasket dhe nuk ka pasur faj tek të dy golat e  pësuar.

 

Reklamë

Fillimisht jugoret e ndëshkuan portierin kuqezi në minutën e  2 më anë të Fabian Ruiz ndërsa goli i dytë dhe i fitores nga miqtë shënuar në porten e gardianit shqiptar u realizua 5 minuta para fundit nga Milik. Ndryshe mund të thuhet për qëndërmbrojtesin Gjimshiti që ngrohu stolin gjatë gjithë ndeshjes tek Atalanta.

 

Në krahun tjetër Hysaj u fut si zëvëndësues në minutëne  32 të pjesës së dytë duke u hedhur në fushë nga Anceloti në vend të Maksimovic duke i dhënë freski skuadrës në krahun e djathtë në fundin e takimit kur erdhi edhe goli i fitores.

 

Me këtë fitore, Napoli u ngjit në 32 pikë, duke parakaluar edhe Interin që qëndron në kuotën e 29 pikëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë