Napoli vazhdon të tregojë një forme te shkëlqyer në kampionatin italian duke konfirmuar jave pas jave se ky edicion do të jetë një luftë deri në minutën e fundit me Juventusin për titullin kampion. Skuadra e trajnerit Sarri fitoi me rezultatin e thelle 5 me 0 në transferte kundër Kaljarit në ndeshjen e fundit të javës së 26 te seria. Tani Napoli është ne kuotën e 69 pikëve i distancuar në vendin e parë me 4 pikë më shumë sesa Juventus, por bardhezinjte kanë një ndeshje për te rikuperuar, ate që u shty të dielën ndaj Atalantes për shkak të kushteve të motit. Napoli dhuroi spektakël në Sardenja duke e mbyllur takimin thuajse që në pjesën e parë. Jose Maria Kajehon shënoi golin e parë në minutën e 29, ndërsa në minutën e 42 Dries Mertens dyfishoi rezultatin. Në 45 minutat e dyta, kryesuesit e kampionatit italian kthyen ndeshjen ne gfoleade. Marek Hamsik fillimisht shënoi golin e trete, pastaj ishte Lorenxo Insigne në minutën e 72 që i çoi shifrat ne 4 me 0 nga pika e bardhe e penalltisë. Në fund pati kohe edhe për golin e pestë dhe te fundit shënuar nga Mario Rui. Ne kete sfide luajti si titullar dhe beri nje paraqitje pozitive mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj i cili u zëvendësua nga Maggio ne minutën e 74.

 

Në Spanjë, sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku debutoi me fanellën e Levantes para tifozëve të vet, por ky debutim ishte i hidhur ne planin ekipor për sulmuesin nga Elbasani, pasi skuadra e tij u mposht 2 me 0 nga Betis. Sadiku mori një karton të verdhe ne pjesën ë parë ndërsa u zëvendësua në pjesën ë dytë nga Pacini, kur ndeshja ishte 0 me 1 në favor te Betis. Levante është vetëm1 pikë larg zonës së ftohte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *