E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Napoli fiton me zemër ne prag të Champions League

Napoli përfitoi nga barazimi i Juventus për te ngushtuar diferencën ne klasifikimin e përgjithshëm ne javën e 9-të te serisë A.

 

Ne Dacia Arena skuadra e Ancelotit mundi me rezultat te thelle 3-0 udinezen ndërsa tashme është vetëm 4 pike larg kryesuesve.

 

Reklamë

Ne një ndeshje qe nuk u diskutua nga fillimi e deri ne fund , napolitanet gjeten rrjetën qe ne minutën e 14 me Fabian Ruiz i futur ne fushe ne vend te Verdit te dëmtuar.

 

Dy golat e tjerë u shënuan ne harkun kohor te 3 minutave ne fundin e takimit fillimisht me Insinje nga pika e bardhe e penalltisë dhe me pas Rog ne rezultatin përfundimtar 3-0.

 

Një fitore qe vjen ne një sfide mjaft delikate ne Champions kundër Paris SG por edhe qe tregon se tashme Anceloti po formon një grup te plote te forte dhe te bindur nga i cili mund te nxjerre kartat fituese.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë