Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano bëri me dije gjatë ceremonisë së 109 vjetorit të krijimit të Policis, se disa rrugë në vend do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë në krye të detyrës.

 

“Jo vetëm në Tiranë, por në disa qarqe të vendit, disa rrugë që nga sot e tutje, me iniciativë të Policisë së Shtetit dhe mbështetje të pushtetit vendor, do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë, dhe kjo na jep një tjetër ndjesi e  motivim.  Jo vetëm do të njohim e të kuptojmë përjetësinë e këtyre emrave, por me gjasë do të na duhet të shohim se ata më tepër se kushdo tjetër, do të vijojnë në një tjetër formë, misionin e tyre në komunikimin e përditshëm me qytetarët, duke qëndruar si etalone të kujtesës, në mbrojtje dhe edukimin e tyre me vlerat me të larta morale, qytetare e patriotike”, u shpreh kryepolici Nano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *