Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo e ka nisur këtë të diel më një falenderim drejtuar fizioterapistëve që u vijnë në ndihmë pacientëve të infektuar me koronavirus.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Çomo nënvizoi se një nga punët e mëdha me pacientët e shtruar me virus në spital është edhe trajtimi me fizioterapi.

 

“Miremengjes! Nje nga punet e medha me pacientet e shtruar me Covid 19,ne spital, eshte edhe trajtimi me Fizioterapi. Faleminderit Shume Endri,Roen,Enea që e me Profesionalizem,Durim,Guxim, Dashuri,i ofroni kaq shume pacienteve tane prej shume muajve! Jeni vlere e shtuar ne Sherbimin ndaj ketyre pacienteve. Ju shpreh Mirenjohjen maksimale,” shkruan mjekja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *