Subscribe

Është shoqëruar me tension dhe përplasje, protesta e naftëtarëve të Ballshit.

Ata u mblodhën para rafinerisë ndërsa kërkuan pagat e prapambetura dhe firmosjen e kontratave të reja të punës.

Por ndonëse protesta u paraqit e qetë si fillim, ajo agravoi në momentin që në rafineri erdhën drejtuesit e kompanisë, të cilët kërkuan që punonjësit të firmosnin kontrata individuale.

Ky propozim u kundërshtua nga naftëtarët, të cilët thyen me forcë kordonin e policisë. Ata u përpoqen të hynin në rafineri por pas disa minutash përplasje, situata u qetësua pasi palët arritën një marrëveshje.

Kontratat pritet të firmosen të gjitha deri ditën e hënë, ditë kjo kur dhe do të fillojë puna në uzinë, ndërsa të gjithë naftëtarëve u është premtuar shlyerja e një page javën që vjen.

Në uzinën e Ballshit, punojnë rreth 850 punonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *