E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Naftëtarët marshojnë drejt bashkisë/ Rëndohet gjendja e grevistëve

Ndërsa 10 naftëtarët ndodhen të ngujuar në ambientet e rafinerisë, kolegët e tyre kanë zhvilluar një tjetër protestë, lidhur me çështjen e pagave të prapambetura.

 

Në mungesë të një përgjigjeje ata paralajmëruan  bllokim të rrugëve me qëllim zgjidhjen e kësaj problematike të krijuar ndër vite.

 

Reklamë

SOKOL DAUTAJ

KREU I SINDIKATËS SË NAFTËTARËVE TË BALLSHIT

Ministrja e Drejtësisë, ua zgjidhi hallin të burgosurve, dhe ajo e Shëndetësisë mjekëve, po ministrja jonë ku është. Pse nuk flet? 

 

Me thirrjet “Uzina është e jona”, naftëtarët marshuan më pas në rrugët e qytetit të Ballshit. Punonjësve të rafinerisë iu bashkuan dhe qytetarë të tjerë.

 

Naftëtarët ndaluan para bashkisë, ndërsa kërkuan reagim nga institucion. Kjo është dita e 15 të grevës, ndërsa gjendja shëndetësore e grevistëve vazhdon të përkeqësohet.

 

Më shumë video

Reklamë