E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Naftëtarët kërkojnë pagat/ Protestë para Bashkisë së Mallakastrës: Qeveria të japë zgjidhje!

Naftëtarët e Ballshit protestuan këtë të premte për çështjen e pagave të prapambetura.

Ata u mblodhën para bashkisë së Mallakastrës, ku i bënë thirrje autorieteteve shtetërore që të ndërhyjnë pasi, sipas tyre, firma e re që ka marrë drejtimin e rafinerisë nuk pranon që të shlyej detyrimet e prapambetura.

Reklamë

Duke iu referuar situatës së vështirë me të cilën po përballen, naftëtarët kërkuan largimin e ministres Balluku në rast se kjo e fundit nuk arrin të zgjidh problemin e pagave.

Në rafinerinë e Ballshit punojnë rreth 800 naftëtarë, të cilët dhe pse kanë fituar gjyqet për cështjen e pagave të prapambetura ndër vite, ende nuk kanë arritur t’i marrin ato.

Më shumë video

Reklamë