E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Naftëtarë e fasonë në protestë/ Kërkojnë rikthimin në punë dhe pagën e luftës

Naftëtarët e Ballshit kërkuan këtë të martë hapjen e uzinës dhe rikthimin e tyre në punë.

Ata thanë se prej 6 muajsh e vetmja e ardhur për familjet e tyre ka qenë ajo e pagës së luftës. Naftëtarët u shprehën të gatshëm për tu ulur në bisedime dhe për të negociuar me drejtuesit e kompanisë në lidhje me kontratat e reja të punës si dhe pagat e prapambetura.

Reklamë

Por krahas naftëtarëve, në protestë dolën edhe 110 punonjëse të një fasonerie në Fier.

Ato u mblodhën para Drejtorisë Rajonale të Tatimeve ku kërkuan një përgjigje për pagën e luftës.

Punonjëset thanë se ndodhen në vështirësi financiare dhe nuk mund ta përballojnë dot jetesën.

Më shumë video

Reklamë