Subscribe

Trendi rënës i çmimit të naftës vijoi edhe këtë të premte në vendin tonë. Sot në pikat e karburanteve çmimi i një litri naftë zbriti në 223 lekë, nga 243 që ishte një ditë më parë.

 

Kjo rënie me 20 lekë vjen pasi çmimi i karburanteve në fillim të javës në tregun tonë arriti në nivele historike, në 260 lekë.

 

Çmimet më të ulëta në tabela, sipas operatorëve, janë reflektim i uljes që ka pësuar nafta në tregjet ndërkombëtare.

 

Këtë të premte, në bursa çmimi i naftës zbriti në 109 dollarë për fuçi, 4 dollarë më pak nga një ditë më parë. Ky qetësim i tregjeve erdhi pas deklaratës së Organizatës së Vendeve Eksportuesve të Naftës se do të rrisë prodhimin.

 

Tregu i hidrokarbureve po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës, por jo për të ndërhyrë në çmime, por për të kuptuar nëse operatorët kanë marrëveshje me njëri-tjetrin për të fiksuar çmimet e karburanteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *