Për herë të dytë që nga marsi i viti 2022 nafta do të tregtohet poshtë nivelit të 200 lekëve. Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimi e naftës duke e tregtuar atë me 197 lekë për litër, ose 3 lekë më pak nga vendmi i fundit.
Edhe benzina ka shënuar ulje të çmimit, por vetëm 1 lekë. Nga pasditja e kësaj të enjte një litër benzine do të shitet me 189 lekë.
Pa ndryshuar nga mbetur cmimi gazit te lengshem, ne 69 leke per liter.
Këto ndryshime vijë si pasojë e uljes së karburanteve në bursat ndërkombëtare, ndërsa mbetet për tu parë se cila do të jetë ecuria e tyre, pasi datës 5 shkurt. Në këtë kohë hyn në zbatim çmimi tavan me të cilën BE do të blejë naftën ruse.