Subscribe

Këtë të mërkurë çmimi i naftës kapi nivele që nuk mendoheshin pak ditë më parë. Një litër po tregtohet deri në 270 lekë.

Këto ditë tregu është në një dinamikë që po reflekton ndryshime jo më të përditshme, por çmimet po ndryshojnë me orë. Por teksa çmimet e shtrenjta po kthen në një lak për ekonominë dhe qytetarët, ekspertët thonë se tashmë vëmendja duhet të fokusohet te sigurimi i sasive të nevojshme.

 

Pikë së pari qeveria duhet të shohë rezervat dhe të bëjë një inventar të gjendjes aktuale së produkteve kryesore. Pasi në këtë fazë në të cilën jemi gjëja më kryesore është mos ndërprerja e furnizimit të ekomisë, jo do të ishte edhe më e dëmshme se vet çmimi i lartë-thotë Selami Xhapa

 

Ekspertët nënvizojnë se qeveria ka të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të bërë një amortizim të kësaj situate, fillimisht duke shmangur panikun dhe më pas të ngrije taksat mbi naftën.

 

Në plan të dytë qeveria duhet të shoh politikën e saj fiskale. Nëse jemi në luftë duhet të reagojë si në një kohë lufte edhe në aspektin ekonomik. Ndaj rishikimi i taksave është një opsim për të amortizuar situatën

Qytetarët prej muajsh po përballen me çmime stratosferike, dhe kjo situatë përkthehet në rritje të varfërisë për shtresat në nevojë. Rishikimi I buxhetit për ekspertët dhe kanalizimi i fondeve për këtë kategori është një nga format e reagimit të qeverisë.

 

Një plan masash për shtresat më në nevojë është më e pakta që mund të bëjë qeveria, pasi ka një sërë projektesh jo të domosdoshme të cilat mud të pezullohen apo anullohen dhe fondet të kanalizohen për këtë situatë jo të zakonshme. E teksa disa shtete apeloje për shmangie të spekulimeve dhe po marrin gradualisht masa për shtresat në nevojë, deri më tani qeveria thotë se po përgatitet për çdo skenar negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *