Numri një i listës së Lëvizjes Socialiste në Berat Nasip Naço,  është shprehur në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus se forca që ai drejton në këtë qark, do të marre 3 mandate deputetesh, duke kaluar me numër votuesish edhe Partine Socialiste.

 

 

Naço ka pranuar se situata në këtë zonë nuk është tërësisht e qetë, duke hedhur dyshime të forta se kandidatë të Rilindjes po tentojnë të blejnë votuesit.

 

 

Gjithashtu, ish ministri i Drejtësisë ka lëshuar akuza të forta për punonjësit e policisë për të cilët tha se po përdoren politikisht dhe po bëjnë presion ndaj strukturave të LSI, por dhe qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *