“Na rrisni pagesën”/ Të verbërit: Prej 11 vjetësh marrim vetëm 12 mijë lekë në muaj
Prej 11 vitesh pagesa prej 12 mijë lekësh të rinj për të verbrit, nuk është rritur. Në ditën ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë shoqata e tyre kërkon plotësimin e 4 kërkesave që lidhen kryesisht me trajtimin financiar.
ARDIAN HYSA
SHOQATA E TE VERBERVE TE SHQIPERISE
Reklamë“Pagesat për të verbërit janë pagesa të cilat nuk janë ngritur prej 11 vitesh. Ne kemi një problematikë të jashtëzakonshme me mosshlyerjen e detyrimeve të prapambetura, te cilat janë që në 20005. Ofrimi i shërbimeve calon.”
Ndër të tjera, kreu i shoqatës së të verbërve pohon se kësaj kategorie i janë shkelur të drejtat.
“Të drejtat në Shqipëri janë tejet të shkelura, të mohuara dhe për të thënë se ka shumë për të bëre në këtë drejtim. E drejta e punësimit e drejta e arsimimit, e drejta për të lëvizur të lirë e të pavarur.”
Disa përfaqësues të shoqatës marshuan edhe në sheshin Skënderbe me pankarta në duar në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë.




