Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të deputetit, Bashkim Fino.

 

Ndërsa e cilëson Finon vëlla, kontribues dhe deputet të dashur e të veçantë Balla ka shprehur ngushëllimet e tij.

 

Gjithashtu Balla shkruan se familja  e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

 

Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne.

Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur

Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *