Myftinia e Korçës ka vazhduar me shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore edhe në fshatin Qafëzes të Kolonjës në kuadrin e dhënies së ndihmave në fshatrat e goditura nga tërmeti.

Me rastin e fillimit të vitit shkollor, ditën e premte Myftinia e Zonës Korçë organizoi një aktivitet për shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për fëmijët e fshatit Qafëzezë, i prekur nga tërmetet e para disa muajve.

Projekti i shpërndarjes përfshiu të gjithë fëmijët e fshatit të nivelit 9-vjeçar si dhe të kopshtit dhe u organizua në shkollën e fshatit Qafëzez. Myftiu i Zonës Korçë H. Ledian Cikalleshi i uroi suksese fëmijëve për vitin e ri shkollor që të mësojnë sa më shumë.

Më parë, Myftinia e zonës Korçë ka shpërdarë ndihma të ngjashme edhe në fshatrat Floq dhe Vidohohë ku u është ndodhur pranë banorëve dhe me akte të tjera bamirësie.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *