E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Muzikë përtej normave/ Vihen nën hetim DJ dhe pronari i hotelit në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë nën hetim një DJ dhe pronarin e një lokali, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar kufirin e volumit të muzikës duke u kthyer në shqetësim për banorët dhe pushuesit.

 

Ata akuzohen për akuzën “Prishja e qetesisë publike”, ndërsa janë sekuestruar dhe pajisjet muzikore.

 

Policia sipas Ministrisë së Turizmit gjatë këtij sezoni veror do të rrisë patrullimet e saj gjatë vijës bregdetare, duke garantuar respektimin e orareve dhe evitimin e ndotjes akustike.

Vazhdo të lexosh