Subscribe

Një leksion ndërkombëtar per operën, per kanton e muzikën klasike vjen ketë fundjavë për herë të parë në Shqipëri. “International Opera Masterclass” do të mbahet këtë fundjavë në Durrës. Tenori i mirënjohur Agim Hushi nën shoqërimin e pianistes Ardita Bufaj do të presin në këtë koncertin gala artiste të shquar shqiptarë dhe të huaj. Hushi shton se do të jenë të ftuar edhe studentë të talentuar të kantos për të bërë një ballafaqim të vlerave të tyre si dhe të shkollës vjeneze që ai përfaqëson prej vitesh. Pianistja Ardita Bufaj që i është bashkuar këtij leksioni artistik, është shprehur se ndihet e nderuar që merr pjesë në një koncert të tillë dhe se puna me studentët gjatë kësaj kohe ka qenë e mrekullueshme, pasi ata studentë po hedhin hapa të sigurt për të shkelur në skena të ndryshme të botës. Koncertin gala mbrëmjen e kësaj të diele në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *