Subscribe

Tingujt e disa prej kryeveprave të muzikës Baroke, mbrëmjen e së hënës pushtuan një hapësirë të veçantë, sallën e ikonave në Muzeun Historik të cilat na kthyen në vitet 1600 atëherë kur kjo rrymë e konsideruar si margaritar sapo kishte lindur.

Tingujt e lëshuara nga Klavicembola nën interpretimin e Jusuf  Beshirit,  nuk janë krejt të panjohura për publikun shqiptar. Prej 7 vitesh ai e ka sjelle në Shqipëri dhe veçanërisht neper kisha apo objekte te tjera qe datojnë në atë periudhe.

 

JUSUF BESHIRI

 

THEMELUES I VOX BAROQUE

 

Në Shqipëri nuk ekzistonin instrumenta për të luajtur muzikë Baroke si Klavicembola apo Organo dhe nisa direkt shkollën pasi kisha mbaruar dhe pianon në Shqipëri. Mbas 11 vite studimesh unë ju kushtova më shumë muzikës baroke. Duhet të vijnë ta dëgjojnë dhe do të kuptojnë sa e bukur dhe sa e magjishme është kjo muzikë. Jo më kot dhe unë këtë festival e organizoj në qytete te ndryshme.

 

Për profesorin e kitarës klasike Denis Bizhga, muzika baroke po mirëpritet shumë edhe në Shqipëri.

 

DENIS BIZHGA

 

LEKTOR

 

Muzika baroke është e para që bëhët edhe në sistemin shkollor. Në sistemin shqiptar shkollor, ne muzikën e ndajmë në periudha. Një bazë të madhe mban muzika baroke në formimin artistik të çdo artisti.

 

Rrugëtimi  i kësaj muzike qe ndjell një sërë përjetimesh emocionale, nuk do te ndalet në Tiranë. Festivali i Vox Baroque do të shkojë në Korçë dhe Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *