Subscribe

Nata e ndërrimit të viteve, për të gjithë sjell dëshirën më të madhe për shëndet, shpresë dhe një vit më të mbarë e të qetë, dhe për ta mbyllur siç duhet kapitullin e vështirë të 2020-ës Vizion Plus ka rezervuar një natë magjike, me atë që duam më shumë në momente festive, muzikën.

Nga ora 21:00  “ Vizion Pozitiv” do t’ju shoqëroj për orë të tëra, me muzikë qytetare shqiptare, me interpretimet e artistëve më të mirë shqiptarë  dhe valle, teksa presim për të kthyer faqen në dekadën e re.

 

BLEDAR LACO

PRODUCENT/ REGJISOR

Paneli i të ftuarve është shumë special domethënë në studion tonë sot janë emrat më të rëndësishëm të muzikës shqiptare jo pak, por 18 prej tyre do të kalojnë me në natën e ndërrimit të viteve, me muzikën, alegri dhe përveç të tjerave pse jo dhe me pak humor me biseda të lira dhe pak thumba për situatën që kemi lënë pas, por edhe situatën që ndodhet arti dhe muzika shqiptare.

 

KLEA HUTA

MODERATORE

Ne e kemi titulluar Vizon Pozitiv dhe çfarë do të përmbajë kjo natë është gjithçka pozitive, do të ketë padiskutim këngë, humor, argëtim do të kënaqemi me njëra-tjetrën dhe qëllimi kryesor është që të kënaqim publikun dhe t’ia ëmbëlsojmë vitin dhe të jemi ajo qershia mbi tortë për këtë vit të mbrapshtë që ishte për të gjithë shqiptarët.

 

 

Këtë herë artistët nuk do t’i shohim vetëm duke kënduar.

 

YLLI BAKA

KENGETAR

I uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar Vitin e Ri, ardhtë me këmbë të mbarë, ta harrojmë 2020. Sot jemi në një ambient më të mirë, për hapje do të bëj vallen e hajdutëve, pastaj kam një bashkëpunim me Juliana Pashën, do të argëtohemi sot.  Kjo është natë festive, është nga veriu në jug me këngë dhe ne si artista do të dalim pak nga vetja sot do bëjmë pak humor me njëri-tjetrin.

 

AURELA GAÇE         

KENGETARE

E lëmë surprizë më mirë e lëmë surprizë. Duket si urim klishe kur thua i urojmë më të mirat, por e vërteta është që i uroj më të mirat shëndet .

 

ARTJOLA TOSKA
KENGETARE

Shyqyr që kishim këtë spektaklin edhe për ne vetë edhe për njerëzit që e ndjekin sa për të ndryshuar atmosferën dhe për të dhënë pak dritë shprese. Sigurisht Shqipëri të mesme. Unë vetëm shpresoj për shëndet për të gjithë dhe vetëm qejf e lumturi paçi nga ky vit e tutje.

 

MAYA ALIÇKAJ

KENGETARE

Duke ju uruar të gjithë shqiptarëve, motrave, vëllezërve na ardhtë 2021 me gëzime më të mira i lënçim pas, qofshim të plotësuar shpirtërisht mos paçim asnjë brengë në shpitë, shëndeti shëndeti është kryefjala dhe motoja e jetës time, të kemi shpirt të dashur.  Jemi shumë artistë është një natë e gjatë e bukur ka preferuar të sjellë një këngë të zonës jugore nga zona e Përmetit, a kanë ujë ato burime, është një këngë që e kanë kënduar prindërit e mi, dhe një këngë për fëmijë tring zilja me plot hare ky vit.

 

Me muzikën e “Vizion Pozitiv” do të udhëtojmë në të gjitha krahinat e Shqipërisë, ndërsa artistët më të dashur shqiptarë, urimin më të mirë do ta përçojnë nëpërmjet këngës.

 

STEFI DHE ENDRI PRIFTI

KENGETARË

ENDRI: Ne kësaj radhe për festen e fundvitit kemi ardhur me një këngë safi popullore që të kërcejë gjithë mileti se ka kohë që nuk ka kërcyer.

STEFI: Si rrallë herë këngën e përzgjodhi ky zotëria këtu, por edhe unë rashë dakord me pak hare të gëzojmë pak, ndryshuam nga natyra jonë moderne dhe qytetare.

ENDRI: S’ka si qejfi, Vit i Ri është do të bëjmë pak qejf. Kemi një vit nuk kemi bërë qejf.

ENDRI: Të kenë shëndet, dashuri dhe vetëm të mira.

STEFI: Shpresoj shumë që kjo vaksina e re që ka dale të krijojë stabilitet.

 

JULIANA PASHA

KENGETARE

Patjetër që muzikë, shumë atmosferë të mirë hare, gëzim, këngë, valle dhe uroj që të gjithë ata që na ndjekin të kërcejnë bashkë me në të këndojnë bashkë me ne dhe përzemërsisht ju uroj një vit shumë të mbarë dhe shëndet pikë së pari. Kam vendosur të sjellë gajdexhiun dhe kam një duet interesant me Ylli Bakën, jemi pak nga të gjitha. Gëzuar.

 

JONIDA MALIQI

KENGETARE

Do të sjellim atë që na ka munguar ndoshta përgjatë gjithë vitit, do të sjellim hare gëzim, ndjenjë, dashuri, humanizëm gjithçka që përfaqëson muzika, muzika në fund fare mbetet një ndjenjë e madhe e cila mishërohet më së bukuri më së miri në shpirtrat anë dhe ata më të humburit.  Vetëm të mira paçim edhe nuk dua të bëhem klishe, por e rëndësishme është që të kemi shëndet dhe vetëm gëzim e të mira. Gjërat e këqija t’i lëmë me 2020.

 

Natën e parë të Vitit të Ri do ta nisim ashtu siç duhet, vetëm me të qeshura. Në orën 21:00 spektakli i madh i Humorit, Al Pazar do t’i bashkohet si çdo vit familjeve shqiptare, për t’i dhuruar një natë të hareshme.

 

INGER SKURA

MODERATORE
Si gjithmonë jemi mësuar që nga Al Pazari të marrim humor dhe gëzim, dhe pa diskutim kjo nuk do të mungojë në natën e parë të këtij viti. Jemi munduar e kemi punuar fort për të ofruar plot humor për të gjitha familjet që na ndjekin. Të nisë ky vit plot hare edhe të mira. Ne kemi punuar fort që të vijmë me të gjithë personazhet e preferuar që të gjithë i njohin nga AL Pazari, por edhe me shumë numra të rinj që do ta mbërthejnë publikun para ekranit tonë, jam e sigurt që do të jetë një natë shumë e këndshme
.

 

XHEJN FAMA

AKTOR
Sigurisht që do shohim gjërat më të bukura nga të gjitha televizionet, duke marrë parasysh që kemi edhe 400 milionë shikues që na ndjekin haha se bëj shaka. Kemi  numra të rinj, do përpiqemi që pas gjithë këtij viti që e dimë shumë mirë se si na erdhi, do përpiqemi të sjellim humor, hare që njerëzit të lehtësohen nga kjo dh eta nisin vitin mbarë dhe me një sy optimist. Unë jam te Llafe Story, që jam opinionisti i këtij show. Ju uroj një vit të gëzuar dhe uroj të jetë sa më i mbarë, jo si ky që kaloi.

 

Në këtë natë speciale nëpërmjet humorit do të trajtohen tematika të ndryshme nga aktualiteti dhe shoqëria.

 

BRIKENA SINANAJ

AKTORE

Sigurisht shumë humor, sepse kemi jashtëzakonisht nevojë për shumë humor dhe duke qenë se jemi në datë 1, uroj që të jetë humori jonë një ogur i mirë e ta lëmë pas këtë vit që iku, e ta startojmë sa më mbarë me puthje e përqafime sa më shumë.
Sigurisht do ketë numra shumë të bukur, do ketë numra nga aktualiteti, nga familja, nga shoqëria sepse këto janë pikat që ne prekim dhe sigurisht që Al Pazari bazën ka familjen, ne atë kemi përqafuar. Shpresoj që të pëlqehemi, shpresoj që të ndiqemi si gjithmonë dhe duke uruar një vit të mbarë, duke uruar shëndet mbi të gjitha mirupafshim.
Unë kam disa numra, te dhëndër me sheqeren, fqinjët, etj, mos t’i zbulojmë tani
.

 

KLODIANA VATA

AKTORE

Natën e parë të vitit të ri, do të ketë numra të rinj, do të ketë shumë gjëra të bukura për t’u parë. Normalisht njerëzit në këtë situatë kanë nevojë shumë që të qeshin dhe sidomos Al Pazar që e sjell gjithmonë këtë gjë, por kësaj radhe më besoni do ketë gjëra shumë të veçanta dhe mbi të gjitha do të ketë të ftuar specialë, do të kënaqeni pafund, do të ketë humor.

 

 

 

Dy janari do të sjellë një koncert të veçantë që bën bashkë tenorin Kastriot Tusha dhe kantautorin Ardian Trebicka. “Tirana Parfum” do të jetë koncerti ku artistët do të interpretojnë këngë nga repertori i tyre dhe duete.

 

Më tre janar do të na shoqërojnë Binjakët, ku nuk do të mungojnë të ftuarit speciale, dhe surprizat.

 

Maratona programore e Vizion Plus do t’ju shoqërojë deri më 3 Janar. Dita e fundit e 2020 nis si çdo ditë me 7pa5, duke vijuar me emisionin rinor Next, Vizionin e Pasdites, emisionin satirik  Fake Off  të cilët do të sjellin atmosferën festive.

 

Më 1 Janar do të jetë Armiku i Populli dhe me dy Janar Jonida’s Room, që do t’ju shoqërojnë në ditët festive. Duke përmbushur mision që të jemi të gëzuar dhe bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *