Subscribe

Në natën e dytë te Festivalit Internacional të Muzikës në Korçë është interpretuar muzika e njohur greke. Orkestruesi dhe pianisti i njohur në vendin fqinj, Janis Belonis ka sjellë të simfonizuar për artdashësit e shumtë korçarë muzikën popullore greke.

Një atmosferë fantastike është krijuar për qytetarët e Korçës dhe jo vetëm duke shijuar këngët greke që interpretohen  në lokale si dhe në gëzime familjare. Belonis ka punuar më shumë se tre vite në këtë drejtim dhe e ka sjellë për herë të parë për publikun në qytetin e Korçës.

Muzikanti Pandi Bello dhe ish udhëheqësi artistik, Jani Papadhimtri,  thonë se orkestruesi grek ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta kthyer në art muzikën tradicionale të vendit fqinj.

Mbrëmja e muzikës greke në Korçë ka pasur një veçanti pasi pjesa më e madhe e instrumentistëve kryesisht ato të harqeve kanë qënë të teatrit tonë të Operës, ndërsa instrumentistët tradicional ishin grekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *